Stafi harron 3-vjeçarin në autobusin e shkollës për 8 orë, dehidratohet por shpëton

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 20:51 | Bota
Stafi harron 3-vjeçarin në autobusin e shkollës për 8

Protagonisti i asaj që mund të ishte kthyer në një tragjedi, është një djalë 3 vjeç nga provinca e Teramos në Itali.

Pas 8 orësh në autobus, vetëm rreth orës 3:30 të pasdites shoferi i autobusit dhe asistentja kanë kuptuar se e kishin harruar të miturin në autobus duke nxituar ta nxirrnin prej andej.

Siç raportojnë mediat italiane pa i dhënë ndihmën e parë ata e kthyen përsëri 3-vjeçarin te nëna dhe i treguan se çfarë ndodhim por duke kërkuar që ngjarja të mos raportohej.

Ndërkohë, bashkia i ka dërguar një kërkesë zyrtare për shpjegime kompanisë që menaxhon kontratën për shërbimin e autobusit shkollor.

Ngjarja e ndodhur të enjten më 15 qershor është raportuar nga Il Messaggero .

Të shoqëruar në spital, pas analizave mjekët raportuan se i vogli ishte “krejt i dehidratuar”, por më e keqja u shmang.

"Nipi im nuk ka ngrënë për më shumë se 24 orë. Ai mezi gëlltisë lëngje. Mjeku i urgjencës na këshilloi që trauma e pësuar të vlerësohej nga psikologu pediatër”, tregoi tezja e vogëlushit.

Tezja shpjegoi se nipi duke qenë më i riu i grupit është ulur në një vend të veçantë. Atë ditë, ndoshta nga nxitimi i tyre, dy punonjësit e bashkisë e kanë harruar fëmijën në mjetin e parkuar jashtë shtëpisë së shoferit që banon pranë shkollës.

Kryebashkiaku i Campli, Federico Agostinelli ka vendosur të pezullojë asistentin e autobusit të shkollës përkohësisht në pritje të hetimeve, ndërsa për shoferin nuk është marrë asnjë masë për momentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos