“U ringjall” pas 4 orëve në arkivol, vdes për herë të dytë 76-vjeçarja

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 20:12 | Bota

Bella Montoya, 76-vjeçarja nga Ekuadori, video e “ringjalljes” të së cilës u bë virale në rrjet, tashmë është shpallur e vdekur zyrtarisht.

Javën e kaluar, lajmi për ‘ringjalljen’ e saj pushtoi mediat, pasi e moshuara shfaqi shenja jete, ndërkohë që ishte shpallur e vdekur dhe kaloi 4 orë brenda në arkivol.

Nëna ime nisi të lëvizte dorën e majtë, hapi sytë dhe gojën”, tha djali i saj Gilbert Balberán për gazetën “El Universo” më 9 qershor, ku e moshuara u pa në video duke marrë frymë me vështirësi.

Ndërkohë, sot ajo është shpallur zyrtarisht e vdekur. Gazeta “El Comercio” raporton se vdekja e Montoya është vërtetuar për herë të dytë nga spitali “Martin Icaza” në Babahoyo.

76-vjeçarja që nga 9 qershori ndodhej në terapi intensive, ku ndërroi jetë këtë të premte, pikërisht një javë pasi ishte “ringjallur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos