Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pasditen e së dielës në një ndërtesë 15-katëshe në Milano, e njohur me emrin "Torro del Moro", duke shkaktuar një re të madhe tymi mbi qytetin italian.
Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të nxjerrin në kohë banorët që ndodheshin në pallatin që strehonte 70 familje, ndërkohë që nuk dihet nëse ka ndonjë person të bllokuar.
Dhjetëra persona u dërguan në spital të intoksikuar, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Zjarri përfshiu një banesë në katin e parë të pallatit për t’u përhapur më pas me shpejtësi. Shkaqet e tij janë ende të paqarta ndërkohë që një hetim ka nisur. (A2 Televizion)