Pankina kuqezi, Pioli drejt ndarjes me Milan, shfaqet emri Allegri

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 14:50 | Futboll
Pankina kuqezi, Pioli drejt ndarjes me Milan, shfaqet emri Allegri

Zhgënjimi i Milan në derbi mund t’i kushtojë stolin trajnerit Stefano Pioli. Pankina e teknikut italian, ka nisur të lëkundet dhe sipas mediave italiane edhe triumfi në Kupën e Italisë nuk do të mund ta shpëtonte Piolin.

Klubi kuqezi bëri të ditur një takim që ka zhvilluar së fundi me trajnerin 54-vjeçar në lidhje me të ardhmen. Nëse italiani nuk do të arrij të sigurojë një vend në Champions Legaue atëherë ndarja me “Djallin” do të jetë e padiskutueshme.

Edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete, Masimiliano Alegri është emri që qarkullon më së shumti në Milano, për një rikthim të mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos