Tallje me koronavirusin, futbollisti i Tottenham rrezikon pezullimin

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 12:16 | Futboll
Tallje me koronavirusin, futbollisti i Tottenham rrezikon pezullimin

Alarmi i koronavirusit është kthyer në një shqetësim global. Megjithatë, Dele Alli, futbollisti i Tottenham, ka zgjedhur të argëtohet me të.

Ylli anglez i futbollit ka postuar një video në rrjetet sociale, për të cilën ka marrë kritika të shumta. Duke pritur në aeroport, futbollisti i Tottenham drejtoi kamerën nga një shtetas aziatik dhe më pas te një desinfektant për duart.

Video u cilësua ofenduese, diçka e cila u pranua edhe nga vetë futbollisti, që më pas i kërkoi ndjesë popullit aziatik.

Argëtimi i tepruar i Dele Allit ka irrituar Federatën angleze të futbollit, që kërkoi menjëherë shpjegime dhe po shqyrton mundësinë e ndëshkimit të 23-vjeçarit.

(A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=SeBB0f0WBgk

A2 CNN Livestream

Latest Videos