
Cristiano Ronaldo shkroi një faqe të re në historinë e Champions League, këtë herë me fanellën e Juventusit.
Por rrugëtimi i Ronaldos derisa erdhi në atë ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Atletico Madrid, ku shënoi 3 gola në Champions, ka qenë i gjatë dhe i mbushur me trofe të shumtë, duke e shndërruar atë në një idhull botëror e njëkohësisht një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.
Por për të gjithë ata që nuk e dinë, apo e kanë harruar, rrugëtimi i CR7-ës ka nisur me klubin portugez të Sporting Lisbonës.
Klubi portugez publikoi së fundmi në llogarinë e tij në Twitter një foto të kartonit të parë të Cristiano Ronaldos, kur ai ishte vetëm 12 vjeç, plotë 23 vite më parë. (A2 Televizion)