"Homoseksualiteti, një nga krimet më të tmerrshme"

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 12:07 | Bota

Arabia Saudite e ka shpallur homoseksualitetin “një nga krimet më të tmerrshme” dhe i konsideroi homoseksualët “një turp për botën tonë dhe atë të përtejme”.

Në një deklaratë për shtyp, Myftiu i Madh Abdulaziz al-Sheikh tha se Mbretëria e Arabisë Saudite “refuzon kategorikisht homoseksualitetin”, në një kohë që Riadi po përpiqet të ndryshojë imazhin e tij ultrakonservator.

Komentet e myftiut erdhën pasi ambasadori saudit në Kombet e Bashkuara, Abdallah al-Mouallimi, u ankua për një draft të Asamblesë së Përgjithshme mbi demokracinë, që përfshinte termat “orientim seksual dhe identitet gjinor”.

“Të drejtat e njeriut, fillimisht janë të parashikuara në ligjet e perëndisë dhe jo në dëshirat perverse që po korruptojnë Tokën”, thuhet në deklaratë.

Arabia Saudite është një nga vendet që dënon më shumë personat homoseksualë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos