Para protestës së 11 shkurtit, Berisha takim me strukturat për largimin e Ramës nga pushteti

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 23:11 | Politikë
Para protestës së 11 shkurtit, Berisha takim me strukturat për

Para protestës së 11 shkurtit për skandalin McGonigal dhe disa muaj para zgjedhjeve vendore, kryetari demokrat Sali Berisha ka shtuar takimet me strukturat e partisë.

Kryefjalë e tyre ishte largimi i Edi Ramës nga pushteti. Gjatë bisedës me kandidatët demokratë për zgjedhet e 14 majit, Berisha kërkoi mobilizim për fitore dhe nxjerrjen e Ramës nga skena politike.

Edhe gjatë takimit me gratë demokrate, Sali Berisha bëri thirrje për të shtuar përpjekjet për fitoren e zgjedhjeve vendore. Ashtu si SHBA për skandalin McGonigal, edhe Partia Demokratike, tha Berisha, nuk do t’i ndahet Edi Rama deri në largimin e tij.

Të mërkurën, demokratët kanë thirrur sërish në interpelancë kryeministrin Edi Rama për të dhënë sqarime në lidhje me çështjen McGonigal. Berisha deklaroi se pjesë e këtij skandali është edhe Lulzim Basha që, sipas tij, vijon të heshtë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos