Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump organizuan të dielën një tubim të vërtetë mbi ujë, duke lundruar me varka, skafe dhe motorë uji në lumin Hudson në Nju Jork.
Parada, sipas organizatorëve, u zhvillua në shtetin prej nga edhe ka origjinën presidenti. Të gjitha mjetet lundruese mbanin flamuj amerikanë dhe me emrin e Trump, ndërsa u panë të lundronin edhe rreth Statujës së Lirisë.
Megjithatë, kishte edhe të pakënaqur nga spektakli i ofruar, me disa spektatorë që treguan hapur mosmiratimin e kësaj parade.
Sipas sondazheve të fundit, Trump është më i pëlqyer sesa kundërshtari demokrat, Joe Biden, sa i përket votuesve të bardhë, por jo kur bëhet fjalë për votuesit me ngjyrë dhe ata hispanikë, të cilët preferojnë Biden. (A2 Televizion)