Paralajmërimi i BB: Thellohet varfëria. 41,5% e popullsisë me më pak se 5,5 dollarë në ditë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 15:54 | Ekonomi

Përveç rënies së fortë të ekonomisë, Banka Botërore evidenton edhe një tjetër rrezik të madh për Shqipërinë, që është rritja e varfërisë.

Në raportin e Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidentohet se kriza që ka shkaktuar COVID-19 po shton varfërinë, një rrjedhojë kjo e rritjes së papunësisë.

Banka Botërore parashikon që varfëria e moderuar, që nënkupton pjesën e popullsisë që jeton me më pak se 5,5 dollarë për person në ditë, të rritet me rreth 5%. Sipas vlerësimeve të bankës, ky tregues që është aktualisht në 35,6% pritet të shkojë në rreth 41,5%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos