Dënohet me 4 vjet burg liderja e rrëzuar nga pushteti në Birmani, Aung San Suu Kyi

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 07:28 | Bota
Dënohet me 4 vjet burg liderja e rrëzuar nga pushteti në Birmani,

Fituesja birmaneze e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi u dënua nga një gjykatë në Mianmar me 4 vjet burgim. Ajo u shpall fajtore me akuzën e nxitjes së mospajtimit kundër ushtrisë dhe shkeljes së masave anti-Covid. Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i juntës ushtarake.

Mbi të rëndojnë 11 akuza kundër saj, por zonja Suu Kyi i ka mohuar të gjitha akuzat. Ky është i pari në një seri vendimesh që mund ta dënojnë atë me burgim të përjetshëm.

76-vjeçarja drejtonte një qeveri civile të zgjedhur përpara se të rrëzohej nga një grusht shteti ushtarak në shkurt.

Ushtria mori pushtetin duke pretenduar për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura vitin e kaluar, në të cilat NLD, partia e saj fitoi me shumicë dërrmuese.

Zonja Suu Kyi që atëherë është vendosur në arrest shtëpiak dhe është goditur me një sërë akuzash, duke përfshirë akuza të shumta për korrupsion, shkelje të aktit të sekreteve zyrtare dhe nxitje të trazirave publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos