Paralajmërimi i ekspertëve: Inteligjenca artificiale mund të çojë deri në zhdukjen e njerëzimit

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 17:59 | Bota
Paralajmërimi i ekspertëve: Inteligjenca artificiale mund të

Inteligjenca artificiale mund të çojë deri në zhdukjen e njerëzimit! Ky është paralajmërimi i fortë i ekspertëve, përfshirë krerët e OpenAI dhe Google Deepmind. Sipas tyre, kjo do duhet të jetë një prioritet, e ndërsa ka të tjerë që e shohin si të ekzagjeruar këtë frikë.

“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thuhet në deklaratën e përbashkët, e cila ka gjetur mbështetjen e Sam Altman, shefi ekzekutiv i krijuesit të ChatGPT OpenAI dhe Demis Hassabis, shefi ekzekutiv i Google DeepMind dhe Dario Amodei i Anthropic.

Ato kanë ndërtuar një sërë skenarësh të mundshëm që mund të vijë nga Inteligjenca Artificiale.

“Dezinformimi i gjeneruar nga AI mund të destabilizojë shoqërinë dhe të "minojë vendimmarrjen kolektive. Fuqia e AI mund të përqendrohet gjithnjë e më shumë në pak duar, duke u mundësuar "regjimeve të zbatojnë censurën". Varësi ndaj AI. Të përdoret nga krimi deri në ndërtimin e armëve kimike”, janë këto disa nga skenarët e mundshëm që flasin për një të ardhme jo të mirë.

Megjithatë, shumë ekspertë të tjerë besojnë se frika nga AI që shkatërron njerëzimin është joreale duke theksuar se është një shpërqendrim nga tema kryesore që është besueshmëria ndaj këtyre programeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos