
"Planeti ynë është shkatërruar". Është ky paralajmërimi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që do të publikohet sot gjatë një specialeje të BBC.
Ai thotë se njerëzimi po zhvillon një luftë "vetëvrasëse" ndaj botës natyrore.
"Natyra gjithnjë e godet dhe e bën këtë duke mbledhur forcë dhe tërbim", do të tregojë ai në një speciale të BBC-së për mjedisin.
Z. Guterres dëshiron të vendosë trajtimin e ndryshimeve klimatike në zemër të misionit global të Kombeve të Bashkuara.
Në një fjalim të titulluar, "Shteti i Planetit", ai do të njoftojë se "objektivi i tij kryesor" vitin e ardhshëm do të jetë ndërtimi i një koalicioni global rreth nevojës për të ulur emetimet në zero.
“Çdo vend, qytet, institucion financiar dhe kompani "duhet të miratojë plane për një tranzicion në emetimet zero neto deri në vitin 2050".
Sipas tij, ata gjithashtu do të duhet të marrin masa vendimtare tani për të arritur këtë vizion.
“Objektivi do të jetë ulja e emetimeve globale me 45% deri në 2030 krahasuar me nivelet e 2010”. (A2 Televizion)