Paralajmërimi kinez: Apple monitoron përdoruesit e tij

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 10:01 | Teknologji
Paralajmërimi kinez: Apple monitoron përdoruesit e tij

Kina ka akuzuar Apple për monitorim të përdoruesve të tij nëpërmjet “spyware” në celular dhe kompjuter.

Ministria e Jashtme e Kinës tha sot se bota duhet të ketë kujdes nga kompania amerikane sepse ajo ka ndihmuar Uashingtonin në spiunimin e përdoruesve të thjeshtë dhe udhëheqësve të shteteve të ndryshme “përgjatë 10 viteve”.

Kjo deklaratë vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretenduan se kompania kineze Huawei mund të ishte duke mbledhur të dhëna për Pekinin dhe i kërkoi aleatëve të saj që të bllokonin firmën nga rrjeti i tyre 5G.

Në maj, Presidenti amerikan Donald Trump dha urdhër që Huawei të bllokohej në përdorimin e teknologjisë amerikane, në mënyrë që të mbrohej siguria kombëtare. Google i preu të gjitha lidhjet me kompaninë nga Shenzheni, duke mos e lejuar që të përdorte sistemin Android në celular. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos