
Shpërblime të barabarta si për vajzat ashtu dhe për djemtë. Ky është vendimi i fundit i Federatës së futbollit në Australi.
Pas paraqitjes pozitive të vajzave në Botërorin e femrave, autoriteti rregullativ i ligave të futbollit njoftoi se shpërblimet për ligën e nivelit të parë të futbollit të vajzave në Australi do të dyfishohen për sezonin e ardhshëm. Apo e thënë ndryshe, shpërblimet në ligat e futbollit të vajzave të jenë po aq sa të djemve.
Rreth 1.1 milionë dollarë australianë do të ndahen mes tetë ekipeve të para në futbollin e vajzave, në krahasim me rreth 620 mijë që merrnin sezonin e kaluar.
Ndërsa tek djemtë, 1.1 milion dollarët do të ndahen mes katër ekipeve më të suksesshme gjatë sezonit, e njëjtë shifër me vitin e kaluar.
Vendimi u dha menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, ku lojtaret e Australisë u ankuan për pabarazi gjinore, Kjo për shkak të shpërblimeve monetare para se të niste Botërori me Australinë që ishte dhe vendi pritës për këtë turne. (A2 Televizion)