Pedri hero, Barcelona fiton në fund

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 22:01 | Futboll
Pedri hero, Barcelona fiton në fund

Barcelona vuajti shumë ndaj Cadiz, por arrin gjithsesi të sigurojë fitoren e parë sezonale në kampionat me dy gola të shënuar në minutat e fundit.

Në minutën e 82-të ishte Pedri ai që pas një asisti perfekt të Gundoganit arriti të gjente golin për katalanasit.

E çliruar psikologjiksht nga goli i Pedrit, Barcelona gjeti golin e sigurisë në minutën e dytë shtesë me Ferran Torres, që shfrytëzoi një pasim të Lewandowskit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos