Parashikimi i motit: 1 mars 2021

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 07:00 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 1 mars 2021

Këtë të hënë ka ndryshuar qarkullimi i masave ajrore në territor, ajër më i freskët zbret nga verilindja e kontinentit drejt brigjeve të Ballkanit gjatë kësaj jave. 

Ndërsa sot, moti mbetet i kthjellët në veri, por kthjellime dhe vranësira të përkohshme do të ketë në zonat qendrore e jugore.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në të dyja vlerat ditore, të cilat, në rang territori sot luhaten nga -2 në 17 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht mesatare në tokë, por deri e fortë në veri dhe hapësirat detare gjatë mbrëmjes, nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos