
Mëngjesin e kësaj të diele kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga rruga e re e Thethit. Sipas tij, kërkesa e hershme e banorëve të zonës, tashmë është bërë realitet për të zhvilluar më tej turizmin malor.
“Mirëmëngjes, dhe me rrugën e re të Thethit, një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shëmbëlltyrë të bukur të turizmit malor, ngritur në vite me mendjen e artë e me duart e palodhura të banorëve të zonës, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)