
Moti i kthjellët mbizotëron pjesën më të madhe të së dielës deri vonë pasdite kur vranësira kalimtare shfaqen në jug dhe jugperëndim. Gjatë natës vranësirat shtrihen edhe në zonat qendrore të vendit.
Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit duke ruajtur minimumin prej 4-5°C në zonat malore, ndërsa një rënie me 1-2°C sjell mesdita kur maksimumi në rang vendi zbret në 23°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë deri mesatare nga drejtimi lindor, duke mbajtur brigjet detare në kushte të valëzimit të lehtë. (A2 Televizion)