Parashikimi i motit: 10 korrik 2021

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 08:12 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 10 korrik 2021

Era mbetet e lehte deri afer mesdites kur pritet forcim i eres deri mbi mesatare ne brigjet perendimore ku dallgezimi do te ngjitet ne 3 balle deri vone pasdite kur era dobesohet dhe dallget qetesohen ne brigjet detare.

Paraditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta por mesdita sjell vranësira kalimtare në të gjithë vendin dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat malore.

Pasditja sjell momente të shkurtra me shi edhe në shumë qytete të shtrirjes perëndimore, duke përfshirë bregdetin Adriatik por mbrëmja largon reshjet nga territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes ndërsa rreth 2°C rënie sjellin orët e mesditës duke ulur vlerat maksimale deri 32°C për zonat malore dhe rreth 36°C në zonat e ulëta jugore.

Era mbetet e lehtë deri afër mesditës  kur pritet forcimi i erës deri mbi mesatare në brigjet perëndimore ku dallgëzimi do të ngjitet deri në 3 ballë deri vonë pasdite kur era dobësohet dhe dallgët qetësohen në brigjet detare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos