Rritja e temperaturave, rikthehen vatrat e zjarrit

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 10:34 | Aktualitet

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar ditën e diel në një zonë malore në Mirditë.

Prej disa orësh flakët e zjarrit po shkaktojnë dëme të mëdha në të gjithë zonën me pyje dhe shkurre në vendin e quajtur “Malet e Bulshares” në Orson.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe.

Ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos