
Veriu mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare këtë të shtunë, por vranësira të shpeshta do ketë në qendër dhe jug ku priten shira të dobët dhe të izoluar. Pjesa e dytë e ditës shton vranësirat në territor duke sjellë shira të dobët në skajun jugor të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore të cilat në rang vendi luhaten nga 13 në 30-31°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare gjatë mesditës dhe mbrëmjes nga drejtimi perëndimor ndërsa dallgëzimi në brigjet detare do të mbetet rreth 2 ballë. (A2 Televizion)