
Gjykata e Lartë ka shpallur zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kandidatët janë:
Nga Gjykata e Lartë:
-Asim Vokshi
-Klodian Kurushi
Nga Gjykatat e Apeleve:
-Vojsava Osmanaj - Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado - Gjykata e Apelit Tiranë
Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
-Manjola Xhaxho - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Prej këtyre, 6 anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore. (A2 Televizion)