
Pjesa e parë e ditës sjell vranësira të shpeshta në perëndim dhe shi të dobët në jugperëndim. Mesdita sjell shi të dobët në pjesën më të madhe të shtrirjes perëndimore, por vijon me kthjellime e vranësira në zonat e ulëta dhe malore.
Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë në mëngjes, por ulen lehtë temperaturat e mesditës ku maksimumi ngjitet deri 22°C.
Era do të fryjë mesatare nga drejtimi jugor gjatë gjithë ditës, duke aktivizuar dallgëzim 3 ballë në brigjet e Jonit, por dallgëzim më të ulët, në pjesën tjetër të bregdetit. (A2 Televizion)