
Dita fillon me kthjellime e vranësira kalimtare në veri dhe qendër, por vranësira të shpeshta me reshje të përkohshme shiu do të ketë në zonat jugore.
Pjesa e dytë e ditës shton vranësirat në të gjithë vendin duke sjellë momente të shkurtra me shi të dobët nga skaji jugor deri lart në vargmalin e Krujës duke përfshirë pjesërisht qarkun e Dibrës.
Mbrëmja sjell kthjellim të motit në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 në 23°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare pas mesditës nga drejtimi verior, ndërsa dallgëzimi në det do të ngjitet rreth 2 ballë. (A2 Televizion)