
Gjatë gjithë ditës së martë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të prodhojnë reshje të përkohshme shiu dhe dëbore në terrenet e thella malore mbi 1000 m lartësi.
Mbrëmja sjell përmirësim gradual të motit në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat nuk pësojnë ndryshime në dy vlerat ditore, ruhen vlerat minimale nga 3 në 11 gradë ndërsa vlerat maksimale luhaten nga 12 gradë në zonat malore deri 16 gradë në skajin jugor të vendit.
Era do të fryjë e lehtë në tokë, por deri mesatare në det nga drejtimi perëndimor duke ruajtur në brigjet detare dallgëzim deri 2 ballë. (A2 Televizion)