
Maqedonia e Veriut po has një situatë të vështirë me pandeminë koronavirus. Autoritetet zgjatën masat kufizuese edhe për një javë pasi shifrat ditore mbetën në nivele të larta.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 24 jetë të humbur dhe mbi 360 të infektuar me Covid-19. Që nga fillimi i Pandemisë, Maqedonia e Veriut ka raportuar gjithsej 147 mijë raste dhe mbi 4400 viktima.
Situatë e vështirë edhe në Greqi. Autoritetet raportuan 65 jetë të humbura nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Rastet e reja ishin mbi 1800. Në total 315 mijë persona janë infektuar me koronavirus në Greqi, ndërsa jetët e humbura janë mbi 9400. (A2 Televizion)