Parashikimi i motit: 21 nëntor 2021

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2021, 07:11 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 21 nëntor 2021

Mëngjesi mbetet i freskët me temperatura që variojnë nga 2 në 13°C, por vijon i kthjellët në të gjithë vendin deri në mesditë kur pritet një rritje e temperaturave të cilat kulmojnë afër 25°C.

Pasditja sjell një sistem vranësirash në perëndim i cili fuqizohet në mbrëmje dhe gjatë natës kur shfaqen reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe jugore deri pas mesditës kur era forcohet në zonat perëndimore, kryesisht në brigjet e Jonit ku dallgëzimi do të ngjitet mbi 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos