
Situata nga pandemia në vendin tonë po vijon të përmirësohet nga dita në ditë dhe këtë e tregojnë jo vetëm ulja e rasteve të reja dhe vdekjeve ditore, por edhe indikatorë të tjerë.
Kështu momentalisht, në spitalet Covid janë duke u trajtuar 57 pacientë me koronavirus, 7 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.
Po ashtu rënie kanë pësuar dhe rastet aktive me koronavirus. Nëse në 1 maj ishin mbi 17 mijë raste aktive me koronavirus, tashmë ato kanë rënë në vetëm 944. (A2 Televizion)