
Shprehet me shaka: “sot mbush 18 vjeç sepse aq ndihem”. Aishe Stari një nga aktoret më të dashura për publikun, është dalluar gjithnjë për energjinë e pashtershme dhe dëshirën e madhe për të qenë aktive.
Mjeshtrja e Madhe, e trupës së Estradës Profesioniste të Durrësit, por edhe në mbarë vendin, ka festuar mes miqve artistë ditëlindjen e 81-të me energjinë dhe humorin që e karakterizon.
Datëlindjen e kaloi në skenë, një skenar që do të donte ta realizonte që një vit më parë, në përvjetorin e saj të 80-të, ç’ka ishte e pamundur për shkak të pandemisë Covid-19.
“Ishte një festë e përbashkët. Nuk ishte vetëm ditëlindja ime, por edhe e atyre që asistonin. Se ashtu mu duk mua se ata e shijuan këtë mbrëmje. Kur bëhen ditëlindjet mes shokëve dhe miqve shkon shumë bukur, sepse vërtet u jep dashuri, por edhe merr dashuri. Dashuria është gjëja më e bukur në jetë dhe të gjithë njerëzit nuk duhet të përtojnë tëjapin dashuri, sepse do ta kalojnë më bukur”., shprehet Stari.
Kolegët dhe bashkëpunëtorët e rrugëtimit të gjatë të saj, me një karrierë që shtrihet në 60 vite, u mblodhën për të nderuar kontributin e Aishe Starit dhe surpriza ishte një libër-album kushtuar veprimtarisë artistike të saj.
“Është një kënaqësi shumë e madhe që sot festojmë ditëlindjen e një prej aktoreve themeluese jo vetëm të varietesë së teatrit, por edhe vetë teatrit “Aleksandër Moisiu”. Është shumë bukur që evente të tilla bëjnë bashkë njerëz që i kanë dhënë shumë artit dhe kulturës. Nga ana tjetër gjej rasti të falenderoj tëgjithë ata që ndihmuan për botimin e këtij libri që duhet thënë që është njëlibër që përmban jo vetëm historikun e kësaj aktoreje të madhe, por gjithashtunjë pjesë të mirë të historikut të estradës së teatrit”, shprehet regjisorja Driada Dervishi.
Mbrëmja festive u mbyll me të gjithë aktorët që kanë shkruar historinë e teatrit të Durrësit, të cilët kënduan së bashku me Aishe Starin. (A2 Televizion)