Tjetër hap drejt krijimit të “FBI”-së shqiptare

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 16:28 | Aktualitet
Tjetër hap drejt krijimit të “FBI”-së shqiptare

Është mbyllur procesi i shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues për Byronë Kombëtare të Hetimit, e quajtur edhe si “FBI”-ja shqiptare.

28 hetues janë kualifikuar tashmë dhe janë në fazat e fundit të trajnimit. Ndërkohë, këtë të hënë Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.Nga këta kandidatë do të dalin edhe 28 hetuesit e tjerë për ta plotësuar me 60 hetues Byronë Kombëtare të Hetimit.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27 maj do t’i nënshtrohen “Testit të Arsyetimit Logjik” me shkrim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/07/byroja-kombetare-e-hetimit-merr-forme-28-kandidatet-do-te-emerohen-zyrtarisht-javen-e-ardhshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos