Parashikimi i motit, 26 shkurt 2021

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 07:24 | Aktualitet
Parashikimi i motit, 26 shkurt 2021

Kthjellime në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë, kur vranësira të përkohshme do të kalojnë nëpër Shqipëri, më të dukshme në zonat verilindore dhe lindore. Pasditja dhe orët vijuese paraqiten kryesisht të kthjellëta.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit duke ruajtur vlerat nga 2 në zonat malore në 11 gradë në brigjet detare, ndërsa një rënie të lehtë sjell mesdita në vlerat maksimale ditore, të cilat do të variojnë nga 14 në zonat malore deri 20 gradë celsius në disa qytete shqiptare, në shtrirjen jugperëndimore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës në tokë dhe brigjet e Adriatikut, ndërsa deri mesatare në kanalin e Otrantos, ku dallgëzimi do të ngjitet në 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos