
Vijon moti i kthjellët në të gjithë vendin deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në pjesën më të madhe të territorit, më të shpeshta në qendër e jug.
Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ditore, më e ndjeshme rritja në vlerat e mesditës kur maksimumet ngjiten mbi 27°C në zonat malore dhe deri 33°C në zonat e ulëta.
Era do të fryjë e lehtë deri pas mesditës kur era merr shpejtësi mesatare, kryesisht në brigjet detare megjithatë dallgëzimi në Adriatik mbetet i ulët ndërsa dallgët në bregdetin jugor ngjiten deri 2 ballë. (A2 Televizion)