Vijojnë zjarret në jugun e vendit. Ndërkohë që situata në Karaburun ende nuk po qetësohet, vatra të reja janë hapur edhe në zonën e Lapardhasë.
Kritike duket situata edhe në fshatin Kotë, në bashkinë Selenicës, ku flakët kanë arritur edhe disa banesa.
Në zonat afër Vlorës, deri më tani janë shkrumbuar mbi 350 hektarë me shkurre dhe pyje, ndërsa zjarret nuk kanë të ndalur. (A2 Televizion)