Koronavirusi në Shqipëri, 13 të shëruar dhe 20 persona në spital

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 17:34 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 13 të shëruar dhe 20 persona

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3762 testime nga të cilat 25 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar ulje krahasuar me ditët e fundit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 13 persona.

Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh.

Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (02 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         25

Të shëruar në 24 orë       13

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,762

Testime totale             906,676

Raste pozitive             133,146

Raste të shëruara         130,256

Raste Aktive                      433

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              169

Elbasan            59

Lezhë               35

Shkodër           33

Vlorë                32

Kukës                31

Fier                   24

Berat              22

Korçë                12

Durrës              10

Gjirokastër        6 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos