Ania Sauku dhe Diogjen Kolici janë dy të rinj të përzgjedhur si delegatë që do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila do të mbahet në New York së shpejti.
Si juriste dhe arkitekt i së ardhmes, por edhe aktivistë të shoqërisë civile, ata përcjellin problemet që ndeshin të rinjtë në Shqipëri. Por kanë ende për të dëgjuar, për të mbështetur ligjëratën e tyre në Asamblenë që i pret përtej kontinentit.

“Do të organizojmë ture për të takuar të rinjtë, do mbledhim raporte dhe do të hartojmë një ligjëratë shteruese . Perspektiva e këtyre takimeve do të shihet në të ardhmen pasi është viti i tretë që mbahet”, sqaron Diogjen Kolici, një nga të rinjtë që do të përfaqësojnë Shqipërinë.
Mes 38 shtetesh pjesëmarrëse, delegatët shqiptarë kanë besimin se në tryezën e të mëdhenjve do të shtrojnë zgjidhje për problemet e moshatarëve të tyre.
“Problemet që rinia shqiptare përballë janë shumë . Fakti më i rëndësishëm është që kemi një grup të rinjsh me një audiencë globale, ku marrin pjesë krerë të qeverive, ambasadorë, ministra”, shton Ania Suaku, përfaqësuesja tjetër.

Shqipëria për herë të parë do të jetë anëtare e përkohshme në tryezën më të rëndësishme në botë, në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ndaj çdo grup punë që del nga vendi ynë drejt tryezës së OKB do të jetë prioritet për krerët e shtetit.
Në këtë kuadër, ky vit për këta të rinj mendohet më i veçantë pasi si delegatë ata pritet të shoqërohen edhe nga kryeministri, ministrja e jashtme dhe Ambasadorja jonë në OKB. (A2 Televizion)