
Këtë të shtunë moti mbetet me kthjellime dhe i nxehtë deri në mbrëmje kur vranësira lokale zhvillohen në zonat malore. Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në mëngjes, por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat skajore nga 17°C në 40°C.
Era do të fryjë mesatare nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigje dallgëzim 2-3 ballë, por në det te hapur, dallgët ngjiten në 4 ballë. (A2 Televizion)