Ndërrojnë kushtet për të udhëtuar drejt Italisë për turizëm

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 17:10 | Aktualitet
Ndërrojnë kushtet për të udhëtuar drejt Italisë

Duke filluar nga data 31 korrik 2021, shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim), njofton Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza".

Më poshtë, kushtet që duhet të plotësoni:

  • pasagjerët që janë vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson.
  • nëse pasagjeri nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) 72 orë para nisjes ose të ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 48 orë para nisjes.
  • fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.
  • personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune, shëndeti ose emergjenca, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.
  • pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form).
  • çdo pasagjer që fluturon nga destinacionet e Italisë drejt Shqipërisë, duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.
  • teksa plotësojnë formularin PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve "D".

Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos