
Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë paraditja në veri dhe zonat qendrore ndërsa vetëm kthjellime në jug të vendit.
Nga mesdita dhe ne vijim, jugu mbetet kryesisht i kthjellët ndërsa vranësirat bëhen më të dukshme në qendër dhe kryesisht në veri, ku në skajet veri-verilindore të vendit priten sërish shira afatshkurtër.
Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2°C në mëngjes e mesditë duke luhatur dy vlerat skajore të ditës nga 12 në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare gjatë pjesës së dytë të ditës me drejtim perëndimor deri në mbrëmje kur era do të marrë drejtim jugor. Dallgëzimi në brigjet detare do të jetë i ulët deri afër mbrëmjes kur pritet që dallgët të ngjitën në 2 ballë. (A2 Televizion)