Parashikimi i motit 4 tetor 2021

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 07:14 | Aktualitet
Parashikimi i motit 4 tetor 2021

Moti i kthjellët mbizotëron të gjithë vendin, duke përjashtuar vranësira lokale në zonat verilindore deri pasdite kur vranësira kalimtare shfaqen në të gjithë shtrirjen malore.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes, rritja vijon e lehtë edhe në mesditë duke luhatur dy vlerat ditore, nga 8 në mbi 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare nga drejtimi perëndimor, ndërsa dallgëzimi në bregdet vijon i ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos