
Dita nis e kthjellët, por nga mesdita dhe në vijim priten vranësira në të gjithë vendin. Mesdita sjell shira të dobët në veri të cilët gjatë pasdites lokalizohen në zonat qendrore, ndërsa rreth mesnatës, krijohet mundësia për shira afatshkurtër edhe në zonat jugore të vendit.
Temperaturat rriten lehtë në mëngjes e mesditë duke variuar nga 20 në mbi 40°C.
Era do të fryjë mesatare në mëngjes, por mesdita deri pasdite sjell stuhi ere në tokë dhe det, me shpejtësi nga 40 në 60 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe jugor duke krijuar në bregdet dallgëzim mbi 4 ballë; dallgë rreth 6 ballë do të ketë në det të hapur. (A2 Televizion)