Zjarr i madh në një lagje të Shkodrës, u afrohet banesave

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 22:55 | Aktualitet

Një tjetër vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Tepe të Shkodrës. Mësohet se zjarri është shumë pranë banesave.

Në raportin e fundit mbi zjarret të Emergjencave u raportua për 13 vatra aktive në të gjithë vendin, mes të cilave edhe në fshatin Cukal të Shkodrës.

Edhe pse jo më në përmasa të mëdha, në Karaburun ka ende vatra aktive, po pa rrezik për banesat.

“Në Gjirokastër, vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Forcat e FA po punojnë së bashku me ato të pushtetit vendor për shuarjen nga toka.

Puna po vijon për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter.

Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara, ndaj në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh është dërguar edhe një helikopter për mbështetje nga ajri. Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan. Në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forvace të Armatosura, të cilët vijojnë pa u lodhur punën nga toka dhe nga ajri”, mbyllet raporti i Emergjencave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/04/banoret-e-gjirokastres-rrefejne-mundin-e-shkuar-dem-nga-flaket/
https://a2news.com/2021/08/04/rama-ben-bilancin-e-zjarreve-ne-vend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos