
Vranësira dhe reshje shiu kryesisht mesatare do të ketë sot në të gjithë vendin; më intensive reshjet do të jenë në lindje dhe jug ku në skajin fundor, priten gjatë gjithë së enjtes mbi 100 mm shi.
Pasditja pakëson përkohësisht reshjet në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të ulen me 2-3°C, më e ndjeshme rënia gjatë mesditës kur maksimumet ulen në 18°C për zonat malore dhe rreth 22°C në bregdet.
Era do të fryjë mesatare dhe shpesh e fortë nga drejtimi juglindor-jugor duke aktivizuar në bregdet dhe hapësirat detare dallgëzim mbi 4 ballë. (A2 Televizion)