Vetingu në Policinë e Shtetit, eksperti Softa: Dështoi prej eksperimenteve, çdo ministër ka ardhur me idetë e tij

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 13:49 | Aktualitet
Vetingu në Policinë e Shtetit, eksperti Softa: Dështoi prej

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, tha se vetingu në Policinë e Shtetit dështoi për shkak të eksperimenteve të shumta që janë bërë me këtë organizatë. “Ndaj Policisë së Shtetit ka pasur ndërhyrje. Policinë e konsideroj një lumë, ku herë pas here, këto ndërhyrjet e politikës, një herë e lënë të qetë, një herë i krijojnë turbullira dhe një herë krijojnë vërshime. Çdo ministër që ka ardhur, kishte gjithmonë ide. Gjithmonë ka pasur ndërhyrje ku gjithsecili ka pasur teoritë e tij për të bërë ndryshime”, tha Softa i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

https://a2news.com/2022/02/07/deshton-vetingu-ne-polici-ne-filter-vetem-drejtuesit-proces-i-cili-ka-mbetur-pezull/

“Së fundmi, ishte nisma e vetingut. Nisi me vrull si testi i drogës, por nuk i shkohet deri në fund. Duhet të shohim modelet, në BE. A ka veting në këto vende? Apo vijmë nga strukturë që në të kaluarën Policia është e implikuar. Ka shumë implikime nga Policia e Shtetit, ku janë të përfshirë drejtorë e punonjës policie, të cilët janë kontingjente të botës së krimit, ose janë pjesë dhe drejtojnë botën e krimit. Vetingu nuk mund të ndahet, të vetohen ata me grada, apo të tjerët. Asgjë e keqe nuk ka nga vetingu. Nga ligji i policisë për gradat, është një elitë njerëzish me grada të cilët është shumë e vështirë t’i menaxhosh, qoftë për t’i lëvizur, për t’i spostuar. Nëse vetingu po bëhet për të hequr disa njerëz që nuk i heqim dot, atëherë duhet bërë. Sapo nisi vetingu, disa njerëz u larguan vetë, sepse e dinin që nuk e përballonin. Sa të turpëroheshin, kërkuan të ikin. Le të fillojë nga gradat e larta e deri poshtë. Ishte nismë shumë e mirë, por nëse e ndalojmë, bëjmë eksperimente, është dështim”, shtoi ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/08/cfare-tha-xhafaj-ne-a2-cnn-per-vetingun-ne-polici/

A2 CNN Livestream

Latest Videos