Çfarë tha Xhafaj në A2 CNN për vetingun në polici?

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 13:30 | Aktualitet
Çfarë tha Xhafaj në A2 CNN për vetingun në polici?

I pezulluar prej shumë kohësh për drejtuesit e lartë, por edhe ata të nivelit bazë, vetingu ka dështuar të filtrojë figurën në radhët e policisë.

Por çfarë thoshte për vetingun në polici, më 22 tetor të vitit të kaluar, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në “Intervistë me Merita Haklaj”, në A2 CNN?

https://www.youtube.com/watch?time_continue=113&v=AV8bFhiwzRo&feature=emb_title

“Vetingu në polici është mungesë vullneti politik, njerëz të caktuar brenda mazhorancës nuk kanë dashur. Vetingu në polici është diçka e zakonshme në çdo polici, dhe ne nuk e kishim. Nuk ka polici në vendet e konsoliduara që nuk i nënshtrohet vlerësimit periodik. Nuk kishte lidhje fare me Vetingun e gjyqësorit, sidomos për policët e thjeshtë, do të largoheshin ata që ishin dukshëm të papajtueshëm me atë rol. Ndërkohë, vetingu ishte më i thelluar për drejtuesit, sepse ato ishin modeli. Fatkeqësisht, ky proces ka dështuar, është shtyrë në kohë thonë disa, dhe nuk është pozitive. Besueshmëria e policisë cenohet në këtë mënyrë, po ashtu edhe forca goditëse, duke pasur brenda saj elemente që nuk meritojnë të jenë aty brenda, edhe për lidhjet okulte me bandat kriminale. Vetingu do të vendoste një standard tjetër, dhe jam i keqardhur që kjo u keqinterpretua dhe më pas u përfol në mënyrë të qëllimshme”, dhe shtonte në fund se “koha do të më japë të drejtë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/07/deshton-vetingu-ne-polici-ne-filter-vetem-drejtuesit-proces-i-cili-ka-mbetur-pezull/
https://a2news.com/2022/02/08/vetingu-ne-policine-e-shtetit-eksperti-softa-deshtoi-prej-eksperimenteve-cdo-minister-ka-ardhur-me-idete-e-tij/

A2 CNN Livestream

Latest Videos