Diaspora proteston përpara Kryeministrisë: Ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2018, 20:17 | Aktualitet
Diaspora proteston përpara Kryeministrisë: Ta bëjmë

Bulevardi është kthyer në shesh protestash e duket se kështu do të jetë deri në ditët e fundit të vitit.

Këtë pasdite, shqiptarët nga diaspora kanë protestuar për keqqeverisjen e vendit, nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit në vend.

Protesta është drejtuar nga Genc Sejko, emigrant në Londër, një personazh i njohur në rrjetet sociale.

Ai tha se kjo protestë bën bashkë kauzat e studentëve, të artistëve që kundërshtojnë prishjen e teatrit dhe banorëve të “Astirit”.

Sipas organizatorëve protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme në orën 12:00 përsëri përpara Kryeministrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos