
Sot gjatë gjithë ditës, kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të vendit përveç veriut, ku mesdita sjell vranësira dhe shira të përkohshëm, ndërsa temperaturat sot rriten duke shënuar shifrën maksimale mbi 25°C në jugperëndim.
Europa mbetet me reshje në zonat qendrore dhe pjesërisht në lindje, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë pjesa më e madhe e Evropës; më të dukshme kthjellimet në zonat perëndimore të kontinentit.
Temperaturat rriten lehtë në të gjithë Evropën. (A2 Televizion)