Parashikimi i motit, rritje e lehtë e temperaturave...

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2018, 16:55 | Aktualitet
Parashikimi i motit, rritje e lehtë e temperaturave...

Ditën e nesërme kthjellimet do të vijojnë dominimin e kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë, situatë kjo që mbetet dominante deri në orët e vona të pasdites kur vranësirat shfaqen kryesisht në veri dhe më pak në zonat lindore.

Për sa i përket temperaturave, nesër ato rriten sërish me 1 deri në 2°C në mëngjes dhe orët e mesditës duke ngjitur minimumin në -2 në zonat malore dhe maksimumi mbi 16°C në bregdet.

Në rajon, moti ruan të njëjtën tablo sinoptike për ditën e nesërme ku vijojnë kthjellimet në pjesën më të madhe të Ballkanit, por sërish verilindja e gadishullit ballkanik paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore.

Temperaturat në Ballkan do të rriten me 3°c gjatë mëngjesit duke ngjitur minimumin rajonal në -5°C, temperaturat e mesditës pritet maksimumi prej 17-18°C. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos