Prej më shumë se 10 ditësh policia e shtetit në bashkëpunim me Guardia Di Finanza ka nisur monitorimin ajror për parcelat me kanabis.
Paralelisht dhe me kontrollet në terren monitorimi bëhet me helikopterin e strukturave italiane i cili u vizitua dhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano.

Monitorimi me helikopter është kryer në zonën e Malësisë së Shkodrës, në kufi me Malin e Zi, si dhe në zonën e Tropojës dhe Kukësit.
Nga ky monitorim mësohet se janë lokalizuar tre parcela të mbjella me kanabis ndërsa kontrolle do të ketë përgjatë gjithë sezonit veror. (A2 Televizion)