
E vetmja rrugë që të çon drejt Spitalit Rajonal në Elbasan, është e bllokuar nga mjete të cilat qëndrojnë të parkuara.
Policia nuk merr asnjë masë për drejtuesit e mjeteve që parkojnë. Ka shumë qytetarë të cilët edhe pse e dinë që janë në shkelje të rregullave, zgjedhin të parkojnë në këtë rrugë.
Por në mungesë të vendeve të parkimit, disa zgjedhin për të qëndruar në automjet edhe pse e dine që bllokojnë qarkullimin. (A2 Televizion)